IRFA GROUP shpk
Themeluar ne 2009 si person fizik, me 2021 krijuar si kompani me NIPT M17623601

SIGURIA E KLIENTIT NGA ABUZIMET
SIGURIA DHE MBROJTJA E KLIENTËVE
Siguria e klientëve dhe integriteti i rrjetit tonë përbëjnë një nga prioritetet kryesore të veprimtarisë sonë. IRFA GROUP shpk zbaton masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e abonentëve nga kërcënimet kibernetike, mashtrimet online, përmbajtjet e dëmshme dhe aktivitetet e paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet rrjeteve të komunikimeve elektronike.
Në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe rregulloret e AKEP-it, kompania bashkëpunon me institucionet përgjegjëse shtetërore për identifikimin dhe trajtimin e rasteve që lidhen me sigurinë kibernetike, abuzimet në rrjet, mashtrimet elektronike dhe përdorimin e paligjshëm të shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Përmes monitorimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit, përditësimit të sistemeve të sigurisë dhe ndërgjegjësimit të përdoruesve, synojmë të garantojmë një mjedis të sigurt, të besueshëm dhe në përputhje me standardet më të mira të industrisë për të gjithë abonentët tanë.
KUJDES!
I nderuar klient/abonent per cdo problematike qe ju shfaqen gjate perdorimit te internet ne aspektin e abuzimeve sidomos me femijet, kercenime apo santazhe ju duhet te njoftoni menjeher kompanine tone ose POLICINE e SHTETIT me numrin 129

Siguri


Cilesi


Garanci
